Mbrëmë VV dega në Klinë ka mirë pritje në takim kryetaren e GVV-së, njëkohësisht ministren e Drejtësisë, Znj. Albulena Haxhiu, në aktivitetet e muajit mars, muajit të gruas.
Takimin e hapi kryetarja e qendrës, Znj. Teuta Mulaj, e cila falënderoi ministren për praninë e saj, si dhe aktivistet dhe anëtaret e Lëvizjes që ishin prezent.
Kryetarja znj.Mulaj foli edhe për sfidat dhe problemet që gratë e komunës së Klinës po ballafaqohen çdo ditë e më shumë, po ashtu kërkoi që të kenë bashkëpunim në zgjedhjen e çështjeve të përbashkëta.
Gjithashtu, në këtë takim, kryetarja e GVV-së dhe ministja Haxhiu prezantuan masat dhe vendimet e ndërmarra nga Qeveria Kurti, që kanë pasur në fokus pavarësimin dhe fuqizimin ekonomik të vajzave dhe grave.