Ministria liron nga pagesat e TVSH-së të gjitha importet e grurit dhe miellit

Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi ka marrë vendim për lirimin e përkohshëm nga pagesa e TVSH-së të gjitha importet e grurit dhe miellit për prodhimin e bukës dhe produkteve të bukës.

Kjo, sipas një komunikate për media është bërë me qëllim të zbatimit të vendimit të Qeverisë së Kosovës për marrjen e masave shtesë pas konfirmimit të rasteve pozitive me coronavirus.

“Duke u bazuar në këtë vendim me automatizëm dhe pa pasur nevojë për të parashtruar kërkesë të veçantë lirohen përkohësisht nga taksa doganore dhe TVSH-ja të gjitha subjektet biznesore prodhuese apo kontraktuesit e tyre, të cilët merren me importimin e lëndës së parë”, thuhet në njoftim.

Për zbatimin e këtij vendimi obligohet Administrata Tatimore e Kosovës dhe Dogana e Kosovë.

Ky vendim hyn në fuqi nga dita e sotme.

KALLXO.com ka raportuar dje për importin e grurit dhe miellin në Kosovë.

Ndërkaq, deri më tani në Kosovë janë konfirmuar 61 raste me coronavirus