Lajmi i cili po qarkullon nëpër disa medie se gjatë ditës së sotme në Kosovë janë shënuar vdekje të reja nga sëmundja COVID-19 nuk është i saktë.
Kështu thotë Ministria e Shëndetësisë.
Zëdhënësi i Ministrisë, Faik Hoti, ka thënë për KALLXO.com se lajmet e publikuara në disa media nuk janë të vërteta.
“Drejtoresha e Klinikes Infektive i ka konfirmuar para pak minutash Qendrës Operative të MSh-së se sot në këtë Klinikë nuk ka vdekur asnjë pacient nga COVID-19”, ka thënë Hoti për KALLXO.com.
Në Kosovë deri më tani janë konfirmuar 1 mijë e 234 raste me sëmundjen COVID-19. Prej tyre, 890 janë shëruar ndërsa 31 kanë vdekur.