Në tetorin e këtij viti është marrë vendim nga Ministria e Shëndetësisë që sistemit shëndetësor t’i shtohen një mijë e 500 specializantë.
Të hënën do t’i nënshkruajnë kontrata grupi i parë i tyre, ka njoftuar MSH,.
“Ministri Armend Zemaj pret në takim grupin e parë, të cilët do të lidhin kontratat për fillimin e shkollimit specialistik, sipas konkursit të shpallur dhe zhvilluar nga Ministria e Shëndetësisë”, thuhet në kumtesë.
Grupi i parë i specializantëve do ta vënë firmën në kontratë në ora 10:00 në Ministrinë e Shëndetësisë.