Ministria e Shëndetësisë ka bërë një kërkesë për të gjithë mjekët që janë të papunë.
Përmes një postimi në “Facebook”, nga MSH-ja kanë bërë thirrje të gjithë mjekëve të përgjithshëm dhe specialistëve të lëmive te ndryshme, të licencuar, që aktualisht janë te pa punë, që duke filluar nga data 06 tetor deri me datën 08 tetor 2022, të paraqitën përmes postës elektronike të MSH.
Njoftim për profesionistët shëndetësor Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje të gjithë mjekëve te përgjithshëm dhe specialistëve të lëmive te ndryshme, të licencuar, që aktualisht janë te pa punë, që duke filluar nga data 06 tetor deri me datën 08 tetor 2022, të paraqitën përmes postës elektronike të MSH: [email protected] si dhe në dy e-mail adresat e tjera: [email protected], [email protected]”, thuhet në njoftimin e ministrisë.