Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot për 108 raste të reja me COVID-19.
Megjithatë, në njoftimin e sotëm, MSH ka bërë të ditur se në kuadër të 108 rasteve të reja, 39 prej tyre janë raste të mbledhura gjatë tre ditëve të fundit.
“Ju informojmë, se në kuadër të rasteve të raportuara sot, ka raste të akumuluara për 3 ditë nga laboratori Olive. Gjithsej janë 1,006 testime dhe 39 raste SARS CoV-2 pozitiv të raportuara me vonesë. Kjo ka ndikuar në rritjen e numrit të rasteve të raportuara sot”, thuhet në postimin nga Ministria e Shëndetësisë.