Ministria e Mbrojtjes e ka publikuar një grafikon ku e bën një krahasim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Në këtë grafikon, Kosova paraqitet si vend demokratik me aspirate euro-atlantike, ndërsa Serbia si vend destabilizues në rajon,
“Këto janë vetëm disa nga dallimet e thella mes Republikës së Kosovës si shtet demokratik dhe paqësor dhe, në anën tjetër Serbisë si destabilizuesi kryesor në rajon”, ka thënë ministri Armend Mehaj.