Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhou i ka kërkuar Komisionit pë Legjislacion të Kuvendit që ta shqyrtojë mundëdinë e lirimit të përkohshëm të disa të burgosurve për shkak të situatës me koronavirus.
Haxhiu, përmes një letre dërguar Komisionit për Legjislacion, ka kërkuar që gjatë seancës së të martës të shqyrtohet kjo çështje dhe të gjendet një zgjidhje e përbashkët për lirimin e disa të dënuarve nga burgjet e Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.
Të burgosurit kanë dërguar peticione në Ministrinë e Drejtësisë për të kërkuar lirim të përkohshëm. Kërkesa të tilla kanë parashtruar edhe organizatat që i monitorojnë institucionet korrektuese siç janë KLMDNJ e QKRMT.
“Ne kemi analizuar bazën ligjore përkitazi me kërkesat e të burgosurve dhe organizatave dhe më lejoni të ju njoftoj që unë si ministre por as drejtori i SHKK, nuk kemi të drejtë të bëjmë diçka të tillë”, thuhet ndër të tjerash në letrën e Haxhiut.
Ministrja ka kërkuar nga Komisioni Parlametnar që të gjendet zgjidhje për lirimin e të burgosurve që kanë dënime më të ulëta, pët të miturit dhe gratë.
“Për të ecur tutje, nevojitet bashkëpunim ndërmjet Kuvendit, gjegjësisht Komisionit tuaj. Përmes bashkëpunimit, do të mund ta gjenim në zgjidhje të përbashkët që do të mund ta shtynim bashkërisht e sidomos për rastet që kanë dënime të ulta për vepra më të lehta, të miturit por edhe vajzat dhe gratë”, ka thënë poashtu Haxhiu.
Në shumë vende të botës janë liruuar shumë të burgosur për shkak të situatës me COVID-19. /