Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se gjatë këtij mandati është trefishuar numri i noterëve në Kosovë.
Tutje, kjo ministri shton se për herë të parë secila komunë e Kosovës do të ketë të paktën nga një noter.
“Gjatë këtij mandati kemi trefishuar numrin e noterëve në Kosovë, duke siguruar që për herë të parë secila komunë të ketë të paktën një noter. Ky hap përmirëson qasjen e qytetarëve në shërbimet noteriale dhe përforcon shërbimet e drejtësisë në çdo cep të vendit”, thuhet në njoftim.
Qasje më të lehtë në drejtësi, për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”.