Ministria e Arsimit, shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, ka njoftuar është hapur konkursi për tekstin e abetares së re të përbashkët më Shqipërinë.
Nagavci ka bërë thirrje se mund të aplikojnë të gjithë shtëpitë botuese nga të dy shtetet dhe se rezultatet do të bëhen publike në qershor të këtij viti.
“Ka filluar jetësimi i Marrëveshjes për Abetaren e re të përbashkët cilësore dhe unike, që do ta përdorin si tekst të parë të gjithë fëmijët shqiptarë në Kosovë, Shqipëri dhe kudo që ata mësojnë shqip. Pas një pune të përbashkët të Komisionit për organizimin e konkursit për Abetaren e re, Ministria e Arsimit e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë sot kanë hapur thirrjen për aplikim në konkursin për tekstin e vetëm të përbashkët “Abetare”, të shoqëruar me fletoren e punës”, ka shkruar ajo.
Tutje Nagavci ka thënë se në vitin e ri shkollor vogëlushët do ta kenë në dorë abetaren e re.