Rezultatet e Testit të Arritshmërisë për klasat e nëntat pritet të dalin të hënën,
më 7 qershor, test ky i mbajtur një javë më parë në vend. Sipas një njoftimi zyrtar nga Ministria e Arsimit thuhej se mbi 26 mijë nxënësve të klasave të nënta në të gjitha shkollat e Kosovës i janë nënshtruar këtij testi. Nga rezultatet e këtij testi nxënësit e klasave të nënta me pikët e arritura do të kenë mundësi të orientohen për në shkollat e mesme, ndërsa për shkak të pandemisë në klasa janë lejuar vetëm nga 15 nxënës. Ndryshe, sipas MASHTI-it, Testi i Arritshmërisë është realizuar ashtu siç është planifikuar.