Ministri Xhelal Sveçla dhe Teuta Mulaj diskutojnë me qytetarët për të ardhmen e Qytetit

Sot, Dega e Levizjes Vetëvendosje në Klinë pati kënaqësinë të mirëpriste Ministrin e Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla, në qytetin e Klinës. Gjatë vizitës së tij, ministri zhvilloi biseda të hapura me qytetarët, duke dëgjuar nga afër shqetësimet dhe pritjet e tyre për të ardhmen e qytetit.

Në këtë vizitë, ministrin e shoqëroi kandidatja për deputete e Levizjes Vetëvendosje, znj. Teuta Mulaj, e cila me përkushtim po punon për të qenë pranë çdo qytetari dhe për të kontribuar në përmirësimin e kushteve të jetesës në Klinë. Së bashku, ata po ndërtojnë një vizion të ri për qytetin, një të ardhme më të mirë dhe më të sigurt për të gjithë qytetarët e Klinës.

Levizja Vetëvendosje po vijon angazhimin për një qytet më të zhvilluar, duke u përkushtuar për çdo cep të tij, dhe po shpalos një program që përfshin përmirësimin e infrastrukturës, shërbimeve dhe mundësive për qytetarët.

Përkrahni këtë ndryshim!
📍 Cep më cep
🗳️ VETËVENDOSJE! 118
🗳️ Albin Kurti 1
🗳️ Xhelal Sveçla 7
🗳️ Teuta Mulaj 94