Ndërsa ukrainasit zgjohen në ditën e katërt të luftës, ministri i mbrojtjes i vendit po i kërkon botës të forcojë mbështetjen e saj për Ukrainën.
Në një postim në Twitter, ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov shkruan se vendi “72 orë rezistencë të vendit” i ka dëshmun botës se është e mundur të zmbrapset agresioni rus.
72 orë rezistencë! Bota nuk besonte se ne do rezistonim kështu Bota dyshoi. Por ne nuk qëndruam vetëm në këmbë, ne vazhdojmë me besim të luftojmë me pushtuesin rus! Ne i treguam botës , mos kini frikë, jini të fortë! Mbështetja duhet të jetë më e fortë! Siguria juaj varet nga ne!”, shkruhet në postimin e tij.
“Ku janë të gjithë ata që premtuan se do të pushtonin Kievin në 72 orë? Ku ndodhen? Unë nuk mund t’i shoh ata. Unë vetëm mund t’i dëgjoj ata të justifikohen. Në vend të kësaj, shoh një ushtri heroike, një roje civile, roje kufitare të patrembur, shpëtimtarë vetëmohues, policë të besueshëm, engjëj të palodhur mjekësorë. Për të gjithë ata që kryejnë detyrën e tyre. Shoh mijëra e mijëra qytetarë që kanë marrë armët, janë bërë niveli i mbrojtjes dhe luftimit të territorit”, është shprehur ai ndër të tjera.