Ministri turk i Mbrojtjes, Yasar Guler, nesër do të vijë në Kosovë. Kështu ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes përmes një njoftimi për media.
Aty thuhet se Guler do të pritet në takim nga ministry Ejup Maqedonci dhe komandanti i FSK’së, Bashkim Jashari.
Në orën 10:45 do të mbahet një konferencë për media.
“Minisi i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci nesër (e martë), më 17 tetor, do të presë në vizitë zyrtare ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Turqisë, Yasar Guler (Yaşar Güler). Ceremonia zyrtare e pritjes do të zhvillohet nga ora 09:00 dhe do të shoqërohet me togun ceremonial të FSK-së. Të dy ministrat do të mbajnë takimin tete-a-tete. (mediat marrin vetëm pamje). Po ashtu, ministri i Mbrojtjes së Turqisë, Guler, do të pritet në takim nga Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari. (mediat marrin vetëm pamje). Pas përfundimit të takimeve të planifikuara, duke filluar nga ora 10:45 do të mbahet konferencë për media”, thuhet në njoftim.