Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, po vazhdon raportimin e tij para anëtarëve të Komisionit për Çështje të Sigurisë.
Ky raportim vjen në kohën kur temë diskutimi është ushqimi i Ushtarëve të Forcës së Sigurisë, përcjell IndeksOnline.
Maqedonci ka bëre të ditur se 119 ushtarë janë larguar nga FSK-ja gjatë vitit 2024.
Sipas tij, 80 për qind e arsyjes janë për shkak të migrimit jashtë Kosovës dhe bashkimit familjarë.
Ministri Maqedonci ka thënë se kjo është e dhimbshme për të, transmeton IndeksOnline.
Ndryshe, 1555 ushtarë kanë aplikuar për 300 pozita gjatë këtij viti./IndeksOnline/