Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim i Kosovës, Dalibor Jevtiq është vaksinuar sot, në Serbi.
Ai ka marrë atje vaksinën kundër Covidit-19, teksa në rrjetin social në Facebook, ka ndarë edhe fotografi nga ky moment.
“Është e rëndësishme që të vaksinoheni kundër këtij virusi. Më vjen keq për njerëzit në Kosovë që nuk mund të vaksinohen në vendin e tyre”, tha Jevtiqi, pas vaksinimit në Qendrën Shëndetësore, në Kurshumli.
Jevtiqi i cili njëherësh është edhe nënkryetar i Listës Serbe, kishte parapëqyer që ta zgjidhte Serbinë vendin ku do të vaksinohej kundër Coronavirusit.
Kujtojmë se në Kosovë ende nuk kanë arritur vaksinat kundër Coronavirusit.