Rifillimi i Serie A po afron. Pasi kanë pastruar dyshimet e mëdha të disa javëve më parë, Liga, FIGC dhe qeveria po punojnë që të mund të kthehen të sigurt, pa tifozët në stadiume, në mënyrë që të përfundojë sezoni 2019-2020. Nëse nuk do të ketë surpriza të papritura, skuadrat do të rikthehen në fushë në qershor, në gjysmën e dytë të këtij muaji.
Megjithë dekretin e fundit të qeverisë, që ndalon ngjarjet sportive deri më 14 qershor, ekziston ende mundësia e shmangies në mënyrë që të luhet më 13 të muajit tjetër.është i njëjti ministër sportesh, Vincenzo Spadafora, i intervistuar të dielën nga TG3, që përsëriti dy datat e mundshme.
Të enjten do të jetë samiti vendimtar midis qeverisë, Ligës dhe FIGC, ndërkohë që Spadafora siguron se kampionati do të rinisë.
“Dy datat e mundshme për rifillimin e Serie A janë 13 dhe 20 qershori. Më 28 maj e kam thirrur botën e futbollit në një takim për të vlerësuar së bashku datën e rifillimit. Pra, duam të vendosim së bashku nëse dhe kur kampionati mund të rifillojë”, u shpreh ai.
Spadafora ka theksuar se tashmë ka marrë, një ditë më parë sesa pritej, protokollin për rifillimin e ndeshjeve, të përgatitur nga Federata Italiane e Futbollit dhe Liga. Shumë i ngjashëm, siç thekson vetë ministri i sportit, me atë për rifillimin e stërvitjes. Protokolli parashikon tamponë vazhdimisht dhe jo dy javë karantinë të planifikuar, fillimisht. Rreth 300 njerëz do të pranohen në çdo stadium dhe të gjithë do të duhet të kryejnë një test mbi gjendjen e tyre shëndetësore.
Asnjë konferencë shtypi me gazetarët, por vetëm pyetje të depozituara më parë. Skuadra do të mbërrijnë në stadium me autobusë të ndryshëm dhe distanca midis lojtarëve në pankinë duhet ruajtur sipas protokollit. Një seri e tërë risish për të mbyllur kampionatin dhe për të menduar një të ardhme tjetër në fund të vitit 2020, ose direkt më 2021, me tifozë dhe rregulla të vjetra.