Drejtoria e QKMF-së, sot në Klinë ka pritur në takim ministrin e Shëndetësisë, Prof.Dr. Rifat Latifi më bashkëpunëtore me të cilët kemi diskutuar për procesin e Vaksinimit ,pastaj lidhur me situatën e krijuar me virusin COVID-19 dhe për përgatitjet që ka bërë QKMF-ja për muajt ne vijim për masat mbrojtëse ne raport me pandemine COVID 19.
Po ashtu Drejtori i QKMF-së Dr.Haxhi Ibishi theksoi nevojat që ka Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Klinë për furnizim edhe me pajisje mjekësore ,barna dhe autoambulancë, që do të ndikojnë në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore.
Në anën tjetër ministri Latifi theksoj se MSH do të furnizojê QKMF-në me paisje te cilat do te jene te nevojshme për ngritjen e vaksinimit te popullates dhe nevoja tjera gjate pandemise Covid 19.
Ai premtoi se ministria që ai drejton do të ndihmojë komunën tonë edhe me mjete të nevojshme mbrojtëse, si masë preventive ndaj përhapjes së virusit dhe do të bëjë furnizim me barna nga lista esenciale.
Po ashtu Ministri dhe Drejtori i QKMF-së me bashkëpunêtore ka parë nga afër kushtet në të cilat po punojnë stafi shëndetësor i QKMF-së ( Emergjenca dhe Vaksinimi)dhe me sfidat e nevojat e tyre për përballimin e numrit të madh të pacientëve që trajtohen në këtë Qendër të Kujdesit Primar Shëndetësor.