Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr. Rifat Latifi, ka vizituar QKMF ‘ Nënë Tereza “ në Klinë ku u takua , me drejtorin e QKMF-se,dhe më stafin mjekësor.
Qëllimi i këtyre vizitave, ishte thirrja për vaksinim të qytetarëve dhe dhënia e mirënjohjeve për stafin mjekësor dhe infermierët, të cilët me punën dhe përkushtinin e tyre, dhanë gjithçka nga vetja për të mbrojtur qytetarët në kohën më të vështirë të pandemisë COVID-19.
Me këtë rast, ministri Latifi shprehu falënderimin e thellë për punën e jashtëzakonshme që kanë bërë të gjithë në qendrat e vaksinimit anekënd Kosovës për imunizimin e popullatës tonë kundër COVID-19, nën mbikëqyrjen e Komitetit për imunizim dhe Ekipit menaxhues të vaksinimit.
“Ju e keni bërë dhe e këni dëshmuar këtë! Jemi dëshmitarë se pandemia COVID-19 na ka sjellë shumë vuajtje të gjithëve. Por, në anën tjetër, ajo ka shpalosur edhe anën më të mirë profesionale dhe humanitare të mantelbardhëve të Kosovës. Përderisa klinicistët janë heronjtë tanë në trajtimin e të prekurve me COVID-19, ju dhe ekipet e vaksinimit jeni heronjtë e parandalimit të shumë vdekjeve nga COVID-19 në Kosovë, përmes vaksinimit”, tha ministri Latifi.
Ministri Latifi, pranoi nje dhurate nga Drejtori Dr. haxhi IBISHI pikture me Nene Terezen.
Temë diskutimi në këto takime ishte edhe
Vaksininimi, sipas ministrit Latifi, mbetet mënyra më e thjeshtë dhe më efektive në parandalimin e formave të rënda të sëmundjes nga COVID-19, por edhe e luftimit të epidemive dhe pandemive të ndryshme.