Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka deklaruar se janë duke u përgatitur të kemi mbi 1000 shtretër, edhe pse shpreson se mos të kemi nevojë.
Vitia tha se aktualisht kemi 86 të identifikuar që pothuajse të gjithë janë nga kontaktet që kanë pasur.
Ai shtoi se klinika Infektive ka 126 shtretër të kompletuar.
“Do të bëhen gati shumë shpejt mbi 500 shtretër vetëm në Prishtinë por edhe spitalet private dhe regjionale, dhe jemi duke u përgatitur të kemi mbi 1000 shtretër, edhe pse shpresojmë që mos të kemi nevojë”, tha ai.
Ministri Vitia tha se sot në orën 15:00, do të flasin me ministrat e linjës që të shikojnë si të mënjanojnë kolonat e gjata që po ndodhin gjatë kohës sa lejohet qarkullimi