Mikrobiologu, Lul Raka është emëruar kryesues në Bordin Këshillëdhënës për Luftën Kundër COVID-9, të themeluar sot nga ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Zemaj përmes një postimi në Facebook.
“Themelova Bordin Këshillëdhënës për Luftën Kundër Covid19, me prof. Dr. Lul Rakën kryesues. Një elitë mjekësh, studiuesish, shkencëtarësh dhe figurash profesioniste me profil të lartë të fushave të ndryshme do të përbëjnë këtë bord prej njëmbëdhjetë anëtarësh”, ka shkruar Zemaj.