Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj sot ka vizituar familjen e heroit, Xhezair Syla në Grabanicë të Klinës.
Ky është postimi i tij:
Lufta çlirimtare na mori fizikisht shumë bijë e bija luftëtarë.
Në maj 1998, Xhezair Syla luftoi si çlirimtar, ra dëshmorë në fushë të nderit dhe bashkë me shokët e tij, sollën Lirinë tonë.
Sot me familjarët e tij në Grabanicë të Klinës, evokuam kujtimet për të, bashkëluftëtarët e tij të UÇK-së dhe gjithë sakrificën e popullit tonë.
Mbetet obligim yni që të mos ndalemi asnjëherë në shërbim të Kombit dhe Atdheu, sepse vetëm kështu mund të përmbushim borxhin ndaj Xhezairit dhe gjithë të rënëve.
Kurr mos të harrojmë e të kemi në vëmendjen tonë gjjthmonë se themeli i githçkaje që gëzojmë është në gjakun e tyre!
Lavdi!