Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, i cili vije nga radhët e LDK-së, ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai, me anë të një postimi në Facebook, teksa ka thënë se në përgjithësi ndjehet mirë me shëndet.
“Dje mora rezultatin nga testi për virusin Covid-19, dhe kam rezultuar pozitiv! Ndjehem mirë në përgjithësi dhe do mundohem t’i kryej obligimet nga shtëpia ku do qëndroj i izoluar”, ka shkruar Mustafa.