Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se Qeveria nuk do të ketë asnjë tolerancë ndaj gurthyesve ilegalë.
Përmes një shënimi në Facebook, Aliu ka thënë se Qeveria është e vendosur që të vë rend në operimin e gurthyesve anekënd vendit.
“Koha kur jeta dhe shëndeti i qytetarëve të Kosovës rrezikohej nga operatorë dhe kompani të ndryshme të cilat vepronin në mënyrë ilegale apo duke tejkaluar kompetencat e tyre ka kaluar”, ka shkruar Aliu.
“Shkatërrimi i natyrës, dëmtimi i shëndetit, pronës private dhe publike nga operatorët ilegal nuk është më e mundur”, ka shtuar ai.
Ministri i Infrastrukturës ka njoftuar se inspektimet do të shtohen në ditët në vijim.
“Në kuadër të këtyre parimeve, sot bëmë katër inspektime në terren në rajonin e Prizrenit dhe këto inspektime veçse do të shtohen në ditët në vijim, dhe kështu do të marrim masa ndaj secilit që do të shkel ligjin dhe vepron pa leje”, ka përfunduar Aliu