Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit në detyrë, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se 18 ekipe nëpër gjithë Kosovën po vazhdojnë të mirëmbajnë rrugët në këtë kohë pandemie.
Postimi i plotë:
Në kohë restrikcionesh, 18 ekipe nëpër gjithë Kosovën janë aktivizuar në kapacitete të plota për mirëmbajtjen verore. Pastërtia e rrugëve, edhe në kohë pandemie, është detyrim.
Kompanitë dhe punëtorët janë udhëzuar të mbajnë distancë dhe të kenë pajisje mbrojtëse. Ju shprehi mirënjohjen më të lartë për këtë angazhim.
Puna do të vazhdojë. Do të jemi në terren secilën ditë. Kur të përfundojë kjo krizë, do t’i kemi rrugët rajonale e autostradat dukshëm më të pastërta.
Deri atëherë, rrini në shtëpi.