***
Në Minierën e Trepçës, minatorët kanë bojkotuar punën e tyre dhe kanë filluar të protestojnë.
Punëtorët kërkojnë pagat nga ndërrmarja të ju sigurohen. Ndërmarjes Trepça tashmë i janë bllokuar xhirollogaritë nga përmbaruesi, dhe është e pamundshëme të ju sigurohen pagat e minatorëve, shkruan Jepi zë.
Ushtruesi i Drejtorit të Ndërmarrjes “Trepça” Hysen Vrajolli, sipas forografive që ka siguruar Jepi zë, shihet se ka shkuar në Stan Tërg për të biseduar me minatorët e minierës.
Vrajolli ka kërkuar edhe nga Qeveria e Kosovës të ju del në ndihmë që ta rimëkëmbin Trepçën, pasi kjo gjendje nuk siguron të ardhme.
Ndryshe minatorët pas protestës, kanë paralajmëruar edhe futjen në grevë, nëse pagat e tyre nuk ekszekutohen.