Kandidati për deputet të Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Shkëlqim Millaku, nga Klina për çështjen e demarkacionit ka thënë se nëse ka nevojë, prapë do të prishet Qeveria vetëm që të mos votohet demarkacioni.
Ai “N’Pult” ne Tv Malisheva tha se Haradinaj nuk e rrezikon territorin e Kosovës për ta ruajtur postin e tij.
“Presidenti në ardhje ka bërë punë te madhe për Republikën e Kosovës, në qoftë se do të rrezikohet territori i Kosovës, prapë do të shkojmë në zgjedhje, ai nuk e rrezikon territorin e Kosovës për postin e tij”, tha Millaku.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me liderin e tyre, Ramush Haeradinaj po synojnë postin e presidentit të Kosovës në kuadër të koalicionit paszgjedhor në të cilin do të marrë pjesë kjo parti.