Milani dhe Liverpooli po zhvillojnë në “San Siro” një derbi të madhe në ndeshjen hapëse të Ligës së Kampionëve.
Kuqezintjë me të filluar ndeshjen arritën të marrin epërsinë pas një aksioni model.
Alvaro Morata bukur asistoi te Christian Pulisic i cili mori topin dhe me një vrapim nga gjysma e fushës doli i vetëm me Alisson duke shënuar për 1-0.
Një gol i hershëm që pa dyshim do ta bëjë edhe më të bukur sfidën mes këtyre dy skuadrave.
Milan dhe Liverpooli kishin zhvilluar dy finale legjendare në vitet 2005 dhe 2007. /Telegrafi/