Skuadra e milanit sapo ka njoftuar se dy nga futbollistët e tyre kanë rezultatuar pozitv me Covid-19.
Fjala është për Hakan Calhanoglu dhe Theo Hernandez që në testimet e djeshme rezultuan të jenë të infektuar.
Ata u vendosën menjëherë në karantinë në shtëpi. Të gjithë lojtarët dhe stafi do të vazhdojnë të monitorojnë nga afër, sipas indikacioneve të protokolleve aktuale.
Milan luan nesër në udhëtim ndaj Cagliarit me fillim nga ora 20:45.