Skuadra e Milanit e Real Madridit janë dy skuadrat e para që kanë siguruar gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.
Milani arriti ta eliminonte rivalin italian, Napolin, ndërsa Real Madridi eliminoi Chelsean.
“Rossonerët” shënuan fitore me rezultat 2:1 nga të dyja ndeshjet, kurse “Los Blancos” triumfuan me rezultat 4:0.
Milani triumfoi me golin e Giroud, ndërkaq te Reali të dy golat i shënoi Rodrygo.
Victor Osimhen realizoi një gol për Napolin në minutat e fundit të takimit por ishte shumë vonë për një rikthim të mundshëm.
Kjo është hera e parë për Milanin që kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve që nga viti 2007.
Në gjysmëfinale, Milani do të takohet me fituesin e takimit mes Interit e Benficas, kurse Reali do të ketë punë me Bayernin ose Manchester Cityn.