Sot zhvillohet gjysmëfinalja e dytë e Champions League, mes Milanit dhe Interit.
Në stadiumin “San Siro” dy rivalët lokal nga Italia, do të kërkojnë finalen e madhe të Stambollit, e cila zhvillohet me 10 qershor,
“Derby della Madonnina” siç njihet ndryshe, do të ndodh për herë të tretë në histori të Champions League.
Në të dy përballjet e fundit që janë zhvilluar mes Milanit dhe Interit, kuqëzinjët kanë arritur të fitojnë të dy ndeshjet.
Përballja e parë ishte në gjysmëfinalen e vitit 2003, ku të dyja ndeshjet përfunduan me barazim, por Milani u kualifikua në finale fal golit si mysafirë, ku rezultati i përgjithshëm ishte 1-1.
Milan në atë vit në finale u takua me Juventusin, ku fitoi trofeun pas ekzekutimit të penalltive.
Dy vite më vonë, Milan dhe Inter u përballen në çerekfinale të Champions League.
Këtë herë ”Rosonerët” triumfuan me rezultat të përgjithshëm 5-0.
Në ndeshjen e parë Milani fitoi me rezultat 2-0, kurse në ndeshjen e dytë ishte duke triumfuar 1-0, por ndeshja u ndërpre pas sulmeve të tifozëve zikaltër ndaj portierit Dida, dhe UEFA morri vendim që ndeshja të regjistrohet me rezultat zyrtar 3-0.
Edhe këtë herë Milani arriti të shkonte në finale, por që u mposht nga Liverpuli, pas ekzekutimit të penalltive, ndeshje kjo e cila u zhvillua në stamboll.