Milan ka epitetin e ekipit të vetëm që ende nuk ka shijuar humbjen në ligat kryesore evropiane.
Juventus pësoi humbjen e parë të sezonit në Serie A duke u mposhtur në shtëpi nga Fiorentina me rezultat të tellë 0-3.
Disfata e Bianconerëve ka bërë që Milan tani të jetë ekipi i vetëm pa humbje në ligat kryesore evropiane, deri më tani gjatë këtij sezoni.
Ekipi i trajnerit Stefano Pioli është lider në Serie A derisa sonte ndeshet me Lazion në San Siro.Rossonerët kanë bilanc prej 9 fitoresh dhe 4 barazimeve.