Milaim Zeka jep informacione për gjendjen e Meriton Mjekiqit: Ishim në të njejtën makinë

Ish-deputeti dhe gazetari, Milaim Zeka, ka dhënë informacione lidhur me aksidentin e raportuar në media në të cilin është përfshirë edhe këngëtari dhe producenti Meriton Mjekiqi.

href='https://www.facebook.com/profile.php?id=61568261806507&mibextid=ZbWKwL'>

Zeka përmes një videoje ka thënë se Mjekiqi është mirë dhe ka treguar se kanë qenë në të njëjtën makinë.

“Për ju që jeni shqetësuar shumë për punën e aksidentit të Meriton Mjekiqit. Unë e Meritoni kemi qenë në të njëjtën makinë. Meritoni është me shëndet tepër mirë, dhe unë qysh po më shihni”, ka thënë Zeka.