Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Joe Biden, ka prezantuar sot anëtarët e administratës së presidencës,
Biden në një postim thotë se siguria kombëtare dhe politika e jashtme do të drejtohen nga profesionistë me përvojë, në mesin e të cilëve është edhe sekretari i ri i shtetit amerikan, Antony Blinken.
Blinken kishte qenë në vizitë në Kosovë në vitin 2015. Ai kishte qenë pjesë e administratës Clinton e Obama, ku gjatë kësaj kohe kishte bërë thirrje vazhdimisht që Kosova të pranohej në organizata kombëtare.
Po ashtu, nëpërmjet një postimi në Twitter ai kishte kërkuar mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.
“Jam krenar që përcjell besimin tonë të fortë se Kosova duhet të mirëpritet nga Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s si anëtare me të drejta të plota”, pati thënë ai.
I thanked @ABlinken for the @StateDept support for #KosovoinUnesco – our positive campaign for an inclusive world. pic.twitter.com/qHHhFP4jNT
— Hashim Thaçi (@HashimThaciRKS) November 6, 2015