Rreth situatës së përhapjes së serishme të virusit Covid-19, ka folur përsëri mikrobiologu Lul Raka, i cili nga thënë se rikthimi i izolimit total duhet të jetë opsion i fundit.
Në emisionin “Ndërrimi i Natës” në KlanKosova, Raka ka shprehur shqetësimin se rritja e numrit të rasteve mund të shkojë edhe më tutje, dhe kjo situatë është pasojë e drejtpërdrejtë e mosrespektimit të masave nga qytetarët dhe mos menaxhimit të mirë të institucioneve.
Raka ka bërë thirrje për qytetarët që të bëjnë kujdes dhe të respektojnë masat në vazhdim në mënyrë që mos të rrezikojmë që të kthehemi edhe njëherë në izolim të plotë.
Gjatë muajit qershor rritja e numrit të të infektuarve me Covid-19 është rritur ndjeshëm si pasojë e lehtësimit të masave por dhe mos respektimin e masave mbrojtëse.