Klubi futbollistik ‘Drenica’ njofton opinionin sportdashës se kemi arritur marrëveshje me futbollistin e njohur Met Millaku.
Mesfushori nga Klina ka pasur paraqitje në Superligë me Dukagjinin dhe se fundmi Feronikelin 74.
26 vjeçari do të jetë një forcë shtesë për ekipin në stinorin pranveror për të ndihmuar skuadrën për të arritur objektivat.
Drejtuesit e klubit po punojnë vazhdimisht që të afrojnë edhe disa lojtarë tjerë në mënyrë që të kompletohet skuadra për stinorin që nis me 17 Shkurt.