Mesfushori nga Klina, Met Millaku pas gjashtë muajve lëndim më në fund është rikthyer në fushën e blertë,
Futbollisti i Feronikelit pësoi një lëndim të rëndë para 6 muajve dhe stinorin vjeshtor e kaloi i lënduar pa zhvilluar asnjë ndeshje të vetme.
Klinasi është operuar dhe tani është gati për lojë si dhe pret që me Feronikelin të arrijë përsëri Evropën.
Millaku në një prononcim për Gazetën inFokus ka thënë se përiudha e lëndimit ka shkuar mirë dhe është i lumtur më rikthimin në skuadër.
“Pas gjashtë muajve i lënduar më në fund jam riaftësuar dhe jam rikthyer në stërvitje. Jam shumë i lumtur që fazën përgatitore për stinorin pranveror e kam kaluar për mrekulli. Pres që ti rikthehem formës dhe të kem sa më shumë minuta për ta ndihmuar Feronikelin në arritjen e objektivave”, tha fillimisht mesfushori nga Klina.
Tutje 22 vjeçari theksoi se edhe këtë vit më klubin e Feronikelit synon Evropën.
“Kemi një skuadër mjaftë të fortë, më futbollist cilësore që mund ta bëjnë diferencën në takimet kryesore që pritet ti kemi, andaj edhe këtë vit sikur vitin e kaluar kërkojmë Evropën. Duke parë renditjen pas stinorit vjeshtorë, Kupa do të jetë rruga me e lehtë për të kapur Evropën, por edhe pozita e dytë mund të jetë shumë e mundshme, duke mos anashkaluar edhe garën për titull”, përfundoj Met Millaku.
Ndryshe, Met Millaku në Feronikel u transferua nga Dukagjini i Klinës dhe që në vitin e tij të parë më skuadrën nga Drenasi arriti që ta fitoj Superligën, Kupën dhe Superkupën e Kosovës.