Argjentina dhe Franca do të luajnë në finalen e Kampionatit Botëror të dielën me fillim nga ora 16:00.
Ylli argjentinas, Leo Messi do ta luajë ndeshjen e fundit në një Kupë Bote dhe këtë në finale, ku mund ta fitojë trofeun e vetëm që i mungon.
Ai ka publikuar edhe një fotografi në profilin e tij në Facebook, shkruan Gazeta Express.
“Jam gati. Përpara Argjentinë!”, shkroi Messi.