Ministria e Arsimit dhe Shkencës po planifikon t’i testojë mësimdhënësit para se të fillojë viti i ri shkollor.
Për t’u siguruar se rikthimi në shkolla nuk paraqet rrezik për shëndetin e nxënësve dhe mësimdhënësve, zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Xhavit Rexhaj tha se do të bëhen testime të veçanta për personelin arsimor.
“Duam që të bëjmë pak më shumë. Të bëjmë testime të veçanta për personelin arsimor me një mostër përfaqësuese e cila na jep një situatë shumë më të saktë se qysh po hyjmë në vitin e ri shkollor”, ka thënë Rexhaj për T7.
Sipas tij, viti i ri shkollor do të fillojë më 14 shtator, ndërsa arsyeja e vetme që mund ta ndryshojë këtë datë është ndryshimi i gjendjes pandemike.