Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka njoftuar se sot do të nënshkruhet kontrata kolektive në fushën e arsimit.
Hoti ka thënë se janë marrë vesh me Sindikatën e Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës që të paguhet edhe paga e 13’të për mësimdhënësit e arsimit parauniversitar, duke filluar nga viti 2023.
“Jemi pajtuar që të paguhet paga e 13’të duke filluar nga viti 2023 E kemi saktësu pagesën për shujtën dhe transportin. Sot do të nënshkruhet kjo kontratë me disa ndryshime teknike që do të bëhen gjatë ditës. Mendoj që është një momenti i mirë në fushën e arsimit që e rregullon mënyrën e funksionimit të arsimit në vend”, ka deklaruar Hoti.
Ndërkohë, Ministri i Arsimit, Ramë Likaj tha se çështja e pagës së 13’të lidhet ngushë me performancën e mësimdhënësve.
“Paga e 13’të, është e lidhur ngushtë me performancën dhe nëse tregojnë performancë të mirë, mësimdhënësit do ta marrin një pagë të tillë”, ka deklaruar Likaj.