Mesfushori i Dukagjinit lëndohet në stërvitje, mungon disa muaj

Mesfushori defansiv i Dukagjinit, Met Millaku ka pësuar një lëndim gjatë seancës së fundit stërvitore.

Millaku ka pësuar lëndim të rëndë në klavikulë dhe është vendosur që lojtari t’i nënshtrohet një operacioni, shkruan Indeksonline

“Për shkak të natyrës së lëndimit, mjekët vendosën që ishte e nevojshme që lojtari ynë t’i nënshtrohet operimit. Millaku e ka kaluar me sukses operacionin dhe pas disa muajsh presim që të rikthehet për të na ndihmuar në arritjen e objektivave”, shkruhet në njofitmin e klubit
26-vjeçari ishte transferuar te skuadra e Ismet Munishit nga Drenica gjatë afatit kalimtar të verës.

Millaku më parë ka luajtur edhe për skuadrën e Feronikelit ’74.