Sipas mediave Italiane, ndeshja midis Juventusit dhe Napolit do të zhvillohet në një datë tjetër, por skuadra e Gattusos do të suspendohet me një pikë.
Takimi duhej të zhvillohej fundjavën e kaluar, por nuk ndodhi ashtu për shkak se Napoli nuk udhëtoi fare drejt Torinos, sepse nuk u lejua largohej nga qyteti nga autoritetet lokale të shëndetësisë.
Pavarësisht se e dinte se skuadra e Napolit nuk ishte e pranishme në Torino, bardhezinjtë dolën në fushë për ta pritur kundërshtarin, me qëllim që ta fitojnë lojën me rezultat 3:0.
Por tani, disa ditë më vonë, mediat italiane shkruajnë se Juventusi nuk mund ta fitojë ndeshjen me rezultat zyrtar për shkak se Napoli nuk u paraqit në ndeshje, sepse Seria A do ta caktojë një datë të re për zhvillimin e ndeshjes.
Megjithatë, sipas “Corriere della sera”-s, Napolit do t’i hiqet një pikë për shkelje të protokollit.
E përditshmja italiane raporton se Federata e Futbollit e Italisë (FIGC) nuk dyshon në kompetencat e autoriteteve lokale të shëndetësisë në Napoli, por beson se ekipi i Gennaro Gattusos nuk është dashur të ndalohej për të udhëtuar drejt Torinos.
Napoli nuk ishte lejuar të largohej, sepse i kishte dy raste me koronavirusin në skuadër.