Dukagjini është rikthyer në Superligë vetëm pas një viti. Skuadra nga Klina ka triumfuar në ndeshjen e barazhit ndaj Trepçës ’89 dhe kështu është bërë skuadra e tretë nga Liga e Parë që merr biletën për të garuar në edicionin e radhës në elitë,
Kapiteni i kësaj skuadre, Altin Merlaku pas ndeshjes ka zbuluar edhe çelësin e këtij suksesi.
“Jemi tejet të kënaqur që arritëm objektivin për t’u inkuadruar në Superligë. Urime gjithë qytetit të Klinës, pasi që e kanë merituar të inkuadrohemi në Superligë. Ardhja e trajnerit Armend Dallku, pastaj e profesorit Artan Lutzi dhe Agon Ramadanit kanë sjellë një organizim të mirë dhe një përgatitje shumë e mirë fizike”, deklaroi Merlaku.
Dukagjini ishte edhe finalist i Kupës këtë edicion, por që u mposht pikërisht pas ekzekutimit të penaltive nga Llapi.