Kancelarja gjermane Angela Merkel u bëri thirrje sot gjermanëve të tregojnë të njëjtin guxim përballë pandemisë së COVID-19 si gjatë rënies së regjimit të Gjermanisë Lindore, me rastin e 30-vjetorit të ribashkimit.
“E dimë që sot duhet edhe një herë të kemi guximin të ndërmarrim shtigje të reja për shkak të pandemisë së COVID-19”, tha udhëheqësja konservatore në Potsdam, ku u organizuan ceremonitë.
“U desh shumë guxim për njerëzit në ish-Gjermaninë Lindore të dilnin në rrugë dhe të nisnin revolucionin paqësor në vjeshtën e 1989-s”, shtoi ajo, raporton ATSh.
Më pak se një vit pas rënies së Murit të Berlinit, 30 vjet më parë, më 9 nëntor 1989, Gjermania u ribashkua sërish.
Data 3 tetor është festa kombëtare e Gjermanisë.