Një mërgimtar ka treguar përvojën e tij derisa po kthehej nga Kosova për në vendin ku jeton pas pushimeve të festave të fundvitit.
Ai ka treguar se derisa po kalonte nëpër Serbi, një veturë në të cilën ishin 4 persona, e kanë ndjekur atë, ndërsa kanë provuar ta ndalojnë disa herë.
Përmes rrjeteve sociale, mërgimtari ka ndarë përvojën e tij, ndërsa ka ftuar për kujedes nga të tjerët kur kalojnë nëpër Serbi.
“Pershndetje marakli urime viti 2022 kush niset per rrug neper serbi kini kujdes mu pram reth ores 10 mu ka ly ni kerr i tipit peguot ngjyr hiri ishin kan 4 veta 10 km pa hi ne prokuplje ma kan ndal kerrin midis rruge dy her po per fat te mir ju kom ik me menxi keni kujdes mos ja ndalnin kerrin ne rrug ne kurfar mnyre ju deshiroj rrug te mbarë”, ka shkruar mërgimtari.
Kujtojmë, se këto ditë ka mijëra mërgimtar të cilët po presin me orë të tëra për të dalë nga Kosova pas festave që kanë kaluar në vendlidhje, ndërsa rruga më e shpesht që ata ndjekin është ajo nëpër Serbi.