Tre mërgimtarëve që kaluan festat e fundvitit në familjet e tyre në Kosovë, gjatë rrugës nëpër Serbi iu janë shpuar gomat e veturave.
Mërgimtari Premtim Esati ka thënë se kosovarëve qëllimisht u janë shpuar rrotat e veturave me thikë, të cilat janë ndalë te pompa e karburanteve “Lukoil” në Serbi.
“Në këpucët e tyre kanë thika dhe i shpojnë gomat. Menjëherë aty afër qëndron një Golf dysh që ka lidhje me vullkanizerin dhe aty për aty i ndërrojnë gomat – një gomë e përdorur kushton 70 euro. Këtu janë të parkuara tre makina të cilat kanë të njëjtin problem dhe që po presim ndërrimin e gomave”, ka shkruar mërgimtari në grupin “Merakli t’kerreve”.
Të premtën, bashkatdhetarët kanë njoftuar se gomat po ju shpohen në dalje të autostradës së Nishit.