Italia është tronditur mbrëmë pas aksidentit tragjik që ndodhi në Venice, ku një autobus ra nga një mbikalim dhe për pasojë vdiqën 21 persona e rreth 15 tjerë kanë mbetur të lënduar.
Aksidenti tragjik që ndodhi mbrëmjen e së hënës, në Venica ka edhe një protagonist Bujar Buçaj, mërgimtar nga komuna e Malishevës.
Bujari ka ndihmuar së paku dy të rinj vëlla e motër nga Ukraina duke i nxjerrë nga autobusi që kishte rëndë disa metra poshtë urës.
Mediat në Itali e kanë vlerësuar lart për këtë gjest.
“Unë kam qenë në punë përballë aksidentit. Posa e kam dëgjuar zhurmën e madhe, i kam kapërcy telat e stacionit trenit dhe kam vrapu neper shina të trenit. Kam mbërri në vend të ngjarjes. Kur kam mbërritur aty, kam dëgjuar britma. Dy të rinj i kam ndihmu vëlla e motër të cilët kanë qenë të lënduar”, ka treguar ai për indeksonline.