Klubin e Boksit “Dukagjini”, në Klinë, sot e ka vizituar biznesmeni kosovar, që jeton në Itali, Hetem Zogaj.
Me këtë rast ai ka ndihmuar klubin, derisa drejtori i klubit, Hajdin Balaj ka falënderuar Zogajn, teksa u shpreh mirënjohës për kontributin e tij dhe të gjithë bashkatdhetarëve, që përherë kanë ndihmuar jo vetëm sportin, por gjithë Kosovën.
Edhe Zogaj premtoi se gjithnjë me mundësitë e tij do ta mbështesë këtë klub, me talentët e ri të cilët premtojnë shumë.