Sezona e pushimeve verore për mërgimtarët në Kosovë, veç se ka filluar. Vetëm gjatë vikendit rreth 1 mijë vetura me tabela të huaja kanë hyrë në Kosovë.
Korriku dhe gushti sjellin mërgimtarët në Kosovë nga vende të ndryshme të Europës, ku shumica nga ta edhe vijnë me vetura.
Mërgimtarët përdorin shumë rrugë alternativë që të vijnë në Kosovë dhe njëra ndër to është edhe rruga që kalon nëpër Kroaci dhe Serbi.
Një mërgimtarë i cili ishte duke ardhur nga Zvicra për në Kosovë, e ka pësuar keq në Serbi ku është gjobitur 1150 euro nga policia serbe.
Mërgimtari ka shpjeguar arsyet e gjobitjes ku ka thënë se vetëm tri herë është dënuar nga 50 euro vetëm për rripë të sigurisë dhe një herë është dënuar me 1 mijë për arsye që fëmijët e tij nën moshën 6 vjeçare kanë qenë të ulur mbrapa veturës, pa karrige të fëmijëve.
Ai ka bërë lutje që të kenë kujdes të gjithë mërgimtarët të cilët kalojnë nëpër Serbi dhe të vendosin rripin si dhe karriget e fëmijëve.