Mërgimtarët të cilët erdhën në vendlindje për të festuar festat e fundvitit, kanë nisur të rikthehen në vendet ku ata jetojnë e veprojnë.
Qendra për Menaxhimin Kombëtar të Kufijve ka njoftuar se momentalisht ka kolonë në Merdare ku mërgimtarët po presin deri në 40 minuta pa ta lëshuar Kosovën.
Kolona e automjeteve momentalisht është e gjatë 150 metra, po ajo pritet të zgjatet akoma më shumë gjatë këtyre ditëve.
Sikurse në Merdare edhe në te Dheu i Bardhë në Gjilan është situatë e njëjtë, kolona 150 e gjatë ndërsa pritja në dalje është 40 minuta./